Kryesore » 2011 » Maj » 7 » Të rinjtë e Kamenicës më të mirët në “Kuizin Evropa”
4:48 PM
Të rinjtë e Kamenicës më të mirët në “Kuizin Evropa”
Ekipi i shkollës "Avni Rrustemi” nga Kamenica e mundi shkollën "Lasgush Poradeci” nga Shtimja, në finalen e madhe të parë të "Kuizit Evropa”, duke fituar kësisoj çmimin një udhëtim me minibus nëpër Evropë deri në Bruksel dhe anasjelltas. Kuizi Evropa është dizajnuar dhe organizuar nga Perspektiva Evropiane në Kosovë (EUPK), projekt ky i financuar nga BE-ja. Gjatë muajve mars dhe prill 2011, gjithsej 24 shkolla nga e tërë Kosova morën pjesë në tetë gara gjysmë finale, të mbajtura në Prishtinë, Pejë, Prizren, Mitrovicë, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan. Nga të gjitha këto rajone, tetë shkolla – shtatë shqipe dhe një serbe – u kualifikuan për garën finale, që u mbajt të premten në amfiteatrin e Shkollës Amerikane në Kosovë (ASK). Shkollat "Avni Rrustemi” dhe "Lasgush Poradeci” dolën fituese të garave paraprake për t’u takuar në finale.
Pas një gare të madhe dhe dramatike, shkolla Avni Rrustemi doli fituese për të marrë kështu trofeun dhe një aventurë të shkëlqyeshme 11 ditëshe nëpër Evropë. Qëllimi i Kuizit Evropa ishte të inkurajohen të rinjtë që të mësojnë më shumë për fqinjët nga BE-ja, si përshtatet Kosova në tërë këtë rregullim evropian dhe çka duhet të bëjë Kosova për të siguruar perspektivën e vet. EUPK beson se tani jemi në rrugë për të arritur atë qëllim. Pyetjet dhe përgjigjet e Kuizit ishin hartuar nga libri Kuizi Evropa, që është shpërndarë nga EUPK nëpër shkollat pjesëmarrëse dhe kur arritëm në gjysmë-finale ishte e qartë se garuesit – bashkë me mësuesit dhe përkrahësit e tyre – e kishin mësuar tekstin përmendësh. "Ishte e jashtëzakonshme për t”u parë, tha udhëheqësi i ekipit EUPK, Patrick Brooks. "Shumë shpejt ne vërejtëm se u desh të hartojmë pyetje shumë më të vështira, në mënyrë që të kemi një fitues. Hartimi i pyetjeve për finale ishte një ankth i vërtetë”, shtoi ai.
Duke prezantuar fituesit dhe duke iu dorëzuar trofeun dhe shpërblimin e paharrueshëm, përfaqësuesi i KE-së, Khaldoun Sinno tha se BE-ja dhe Kosova ndajnë vlera shumë të rëndësishme, në veçanti prioriteti që të dy palët i japin të rinjve dhe ndërtimit të një të ardhme sa më të mirë për ta. Prandaj, ai mirëpriti faktin që "kemi pjesëmarrjen e kaq shumë fëmijëve me një entuziazëm të madh në kuize…BE nganjëherë duket paksa e mërzitshme, por kjo garë tregoi se mund të jetë edhe e kundërta!”.
Ministri për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Ramë Buja, dorëzoi çmimin për vendin e dytë.
Odiseja fituese e BE-së do t’i dërgojë fituesit në Bruksel përmes Malit të Zi, Kroacisë, Sllovenisë, Austrisë, Gjermanisë, Holandës, kurse kthimi do të bëhet përmes Francës (përfshirë një ditë në Disnieland në Paris), Italisë dhe Shqipërisë.
EUPK do të organizojë kuizin e njëjtë edhe në vitin 2012 dhe do të hartojë një libër të veçantë për Kuizin dhe për përdorim nga shkollat në Kosovë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus