Kryesore » 2012 » Qershor » 11 » Të pushtetshmit e institucioneve të Kosovës
12:30 PM
Të pushtetshmit e institucioneve të Kosovës
Udhëheqësit e agjencive të ndryshme që i përgjigjen Kuvendit të Kosovës nuk kanë telashe fare me të hyrat e tyre mujore. Pagat e tyre janë marramendëse për standardin e Kosovës, shkruan sot "Koha Ditore”.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pagën më të lartë krahasuar me kryeministrin dhe kryeparlamentarin. Ajo paguhet 2 mijë e 873 euro në muaj për punën e saj si presidente e Kosovës, apo ka të hyra vjetore prej 34 mijë e 478euro.Kryekuvendari Jakup Krasniqi ka një pagë mujore prej 2 mijë e 700 euro, apo 32 mijë e 400 euro në vit. E kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka një pagë vjetore prej 17 mijë e 318 euro. Paga mujore e kryeministrit është 1 mijë e 443 euro.Ka shumë persona që i përgjigjen Kuvendit të Kosovës, apo Qeverisë e të cilët kanë paga shumë më të mira se kontrolloret e tyre.

Për pagat më të larta është njohur menaxhmenti i Trustit të Kursimeve Pensionale. Vitin e kaluar paga e menaxherit të këtij Trusti ka qenë 5 mijë euro, kurse këtë vit fleta e deklarimit të pasurisë nuk është ende në ueb-faqen e Agjencisë Kundër Korrupsionit. Ndërsa, zëvendësi i tij, Vërshim Hatipi, paguhet hiq më pak se 3 mijë e 34 euro në muaj, apo arkëton 36 mijë e 413 euro në vit. Kurse Ymer Havolli anëtar i Bordit të Trustit merr pagën prej 1 mijë e 250 euro në muaj.

Anëtarët e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimi nuk e kanë deklaruar pasurinë, pasi një gjë të tillë nuk e ka kërkuar Agjencia Kundër Korrupsionit. Ndërsa menaxhmenti e ka deklaruar pasurinë dhe pagat që ata marrin për punën që e bëjnë në agjencinë që merret me privatizimin dhe menaxhimin e ndërmarrjeve shoqërore.

Drejtori ekzekutiv i kësaj Agjencie, Shkelzen Lluka, ka një pagë vjetore prej 45 mijë e 492 euro, apo ka një pagë mujore prej 3 mijë e 791 euro.

Mrika Tahiri, zv.drejtoreshë e AKP-së, ka një pagë vjetore prej 43 mijë e 212 euro. Tahiri për punën që e bën në AKP merr një pagë mujore prej 3 mijë e 601 euro
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus