Kosova ka nevojë për investime përmbajtësore në të gjithë sektorët ekonomikë. Po ashtu, Kosova ofron mundësi dhe përkrahje institucionale për investitorët, tha sot kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, para panelit të Forumit Ekonomik të Vjenës - Vienna Economic Talks-Meet Kosovo in Vienna. Ai u bëri ftesë investitorëve që të vizitojnë Kosovën për t�u bindur për mundësitë e investimit si dhe për arsyet pse duhet të investohet në Kosovë. Duke rikujtuar faktin se investimet e huaja kanë luajtur rol të rëndësishëm në strategjinë zhvillimore në shumë shtete, sidomos në shtetet në tranzicion, pra edhe në Kosovë, kryeministri Thaçi tha se qeveria që drejton ai në kuadër të prioriteteve strategjike ka identifikuar zhvillimin e sektorit privat si gjenerator të aktiviteteve afariste, ndërsa investimet e huaja konsiderohen si kontribuues i rëndësishëm në këtë aspekt
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus