Kryesore » 2012»Prill»5 » Tahiraj në Rubikon: Rugova ka ditur për aksionet e UÇK-së (+VIDEO)
0:18 AM
Tahiraj në Rubikon: Rugova ka ditur për aksionet e UÇK-së (+VIDEO)
Ish luftëtari i UÇK-së, Saim Tahiraj, në një intervistë ekskluzive në emisionin Rubikon të KTV-së, tha të mërkurën mbrëma se Adem Jashari, Sali Çekaj e Zahir Pajaziti nuk e kanë ditur, e as që janë pyetur për emërtimin e UÇK-së. Këtë emërtim, sipas tij, e kanë vënë nga Zvicra pjesëtarët e Lëvizjes Popullore për Bashkim, të cilët gjithashtu kanë dërguar edhe komunikata për aksionet që i kanë ndërmarrë Sali Çekaj, Adem Jashari e Zahir Pajaziti kundër ushtrisë serbe në Kosovë. Sipas tij është jo e logjikshme që kjo lëvizje nuk i njihte si pjesë të UÇK-së disa prej komandantëve të tyre.
Ai gjithashtu ka rrëfyer për emisionin Rubikon të KTV-së se si u bë që Sali Çekaj të ishte komandant i Adem Jasharit dhe i Zahir Pajazitit, si dhe për rolin dhe lidhjen e Fehmi Aganit me grupet e armatosura. Sipas tij, Ibrahim Rugova ishte në dijeni për çdo aktivitet që njësitë e UÇK-së zhvillonin ndaj forcave serbe. Ai për këtë është njoftuar gjithmonë nëpërmjet Fehmi Aganit dhe Salih Çekajt.
Tahiraj gjithashtu ka rrëfyer se pas luftës Shërbimi Informativ Kombëtar e kishte arrestuar atë në Durrës duke i kërkuar mitë. Pikërisht për këtë është vrarë edhe Ahmet Krasniqi, ka thënë Tahiraj. Sipas tij, e gjithë përçarja ndërmjet UÇK-së ka ardhur nga Hashim Thaçi dhe Bujar Bukoshi, ndërsa i ka bërë apel kryeministrit Thaçi dhe qeveritarëve që t’i kërkojnë publikisht falje familjes Jashari, të cilën sipas tij, ata e kanë tradhtuar gjatë luftës.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus