Kryesore » 2011 » Dhjetor » 13 » Tadic emëron në krye të ushtrisë, gjeneralin që luftoi në Kosovë
5:33 PM
Tadic emëron në krye të ushtrisë, gjeneralin që luftoi në Kosovë
Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka emëruar shef të ushtrisë së Serbisë gjeneralin Lubisha Dikoviq, i cili ka udhëqur ushtrinë serbe gjatë kohës së luftës në Drenicë, ku u kryen krime të tmerrshme, raporton Koha Ditore. Gjeneralnënkoloneli Lubisha Dikoviq, ish-komandant i Brigadës 37 të motorizuar të Ushtrisë jugosllave, e cila gjatë vitit 1999 kishte vepruar në Drenicë, është emëruar të hënën shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe.Mediat kosovare bëjnë me dije se Dikoviq për luftën e zhvilluar në Kosovë, ku u vranë mbi 10 mijë shqiptarë dhe u zhdukën shumë të tjerë, ishte shpërblyer edhe nga ish-presidenti Slobodan Milosheviq.Emërimi i tij në këtë post, sipas autoriteteve kosovare e është një dëshmi se shteti serb vazhdon "t'i shpërblejë kriminelët, të cilët vranë e masakruan në Kosovë”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus