Kryesore » 2012»Prill»6 » Tadic do të detyrohet ta pranojë pavarësinë e Kosovës
12:20 PM
Tadic do të detyrohet ta pranojë pavarësinë e Kosovës
Analisti serb, Dusan Janjic, ka thënë se nëse Boris Tadici mendon që edhe pas 6 majit ta formojë qeverinë e Serbisë, do të jetë i detyruar që formalisht ta pranojë pavarësinë e Kosovës.Sipas tij, Kosova do të jetë temë kryesore e pjesës së dytë të fushatës parazgjedhore."Kjo shton pasigurinë e rezultateve të mira, sidomos nëse nisin protestat e qytetarëve që mendojnë se Beogradi e ka tradhtuar Kosovën”, ka pohuar Janjic për Danas. Sipas tij, nëse në vend të mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë bëhet emërimi i koordinatorëve ose këshillave të përkohshëm komunal, Serbia do ta shtoj ndikimin në komunat tek të cilat nuk kanë pasur më parë kontroll. Kjo, për Janjicin, do të jetë alibi se "Beogradi ka luftuar aq sa ka mundur dhe e ka arritur maksimumin”, edhe pse heqja dorë nga zgjedhjet lokale është pjesë e marrëveshjeve të mëparshme me Brukselin dhe Gjermaninë për shuarjen e institucioneve paralele serbe.
Ai vlerëson se për shkak të kësaj sjelljeje të Beogradit duhet pritur dy lloje të reagimit – protesta dhe presione të qytetarëve, para së gjithash të serbëve të shpërngulur nga Kosova, si dhe organizim të zgjedhjeve në terren.
"Për serbët nuk do të jetë hera e parë disa të ecin rrugës e disa malit. Votimi në Zubin Potok dhe Zveçan do të kalojë si barrikadat dhe referendumi. Më së shumti përfitime do të kenë politikanët lokalë, pastaj bashkësia ndërkombëtare, sepse do të ketë mundësi të zgjedhë mes shumë partnerëve, si dhe Qeveria e Kosovës e cila ka instaluar koordinatorin për veriun, e tash shfaqet si tolerante, meqë nuk e ndalon mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë”, vlerëson Janjic.
Ai pohon se Beogradi zyrtar ka flijuar votimin e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale në mënyrë që BE ta pranojë kandidaturën e tretë të Tadicit për president të Serbisë. Janjic tërheq vërejtjen se vendimi i Tadicit për dorëheqjen e tij dhe për zgjedhje të jashtëzakonshme presidenciale, do të lë një vakuum institucional në Serbi, "të cilën pastaj e presin vendimet për pavarësinë e Kosovës dhe periudha e krizës sociale e të sigurisë”.
"Pas 6 majit Beogradi nuk do të ketë qeveri. Nuk ka punuar për zbatim të kushteve për integrime të tjera evropiane, as për marrëveshjet nga Brukseli. Nëse pushteti i tanishëm mendon që përsëri të formojë qeverinë, do të jetë i detyruar që edhe formalisht ta pranojë pavarësinë e Kosovës”, ka përfunduar Janjic.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus