Gjykatat Supreme e Kosovës nuk po vepron ashtu siç duhet në rastin ”Kleçka”, ku si të pandehur janë deputeti Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarët e tij. Avokati Tahir Rroça ka thënë se në këtë rast kur i pandehuri është në paraburgim, organet e zbatimit të ligjit duhet të veprojnë me nguti të posaçme për të marrë një vendim.”Nuk kanë afat të caktuar, brenda atë cilit ata duhet të marrin një vendim, por në parim rastet kur i pandehuri është në paraburgim, të gjitha organet e zbatimit të ligjit, në këtë rast nënkupton edhe Gjykata Supreme, duhet të veprojnë më nguti të posaçme”, citon "Epoka e re” avokatin Rrecaj.Ai ka thënë se mbrojtja ende është në pritje të një përgjigje nga ana e Gjykatës. Sipas tij, mbrojtja ka pritur që gjykata qysh javën e kaluar të marrë një vendim rreth këtij rasti.Rrecaj ka pranuar se për këtë vonesë mbrojtja nuk di arsyen. Sipas tij, vendimi duhej të merret para ditës së shtunë, ndryshe ky vendim nuk do të ketë asnjë efekt juridik.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus