Kryesore » 2012 » Nëntor » 23 » Sundimi i ligjit dhe reforma në administratë, sfida për integrim
10:50 AM
Sundimi i ligjit dhe reforma në administratë, sfida për integrim
Sundimi i ligjit dhe reforma në administratën publike, vazhdojnë të mbesin dy ndër sfidat kryesore në procesin integrues të vendit në Bashkimin Evropian. Kjo është konfirmuar edhe në raportin e fundit mbi zbatimin e Planit të Veprimit për Integrim Evropian, i cili është prezantuar të enjten në Kuvendin e Kosovës. Progres i kënaqshëm nuk është evidentuar as në aspektin e ushtrimit të kontrollit të Kuvendit mbi Qeverinë. Për ta përmbushur këtë rekomandim të përvitshëm të Komisionit Evropian, shumë nga ligjvënësit kanë vlerësuar se Kuvendi, fillimisht duhet ta krijojë pavarësinë buxhetore. "Duhet të definohet autonomia buxhetore dhe roli mbikëqyrës i Kuvendit, sepse mbikëqyrja si rol kryesor kushtetues i këtij Kuvendi duhet të jetë e kënaqshme, në mënyrë që të parandalohen abuzimet e formave të ndryshme që çdo ditë mund t’i shohim nga sektorët dhe organet e tjera që janë jashtë Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane, Lutfi Haziri.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus