Kryesore » 2012 » Qershor » 12 » Sulmohet me armë zjarri patrulla e policisë në veri
12:58 PM
Sulmohet me armë zjarri patrulla e policisë në veri
Patrulla e Policisë së Kosovës, që ruan Zyrën Administrative në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, është sulmuar me armë zjarri, të martën në orët e hershme të mëngjesit. Sulmin e ka konfirmuar edhe policia në Mitrovicë. Bëhet e ditur se sulmi mbi patrullën e policisë ka ndodhur pak minuta pas orës 01:00, duke qëlluar me një plumb në parafango, ndërsa dy policë po qëndronin brenda në veturë.Policët veturën e kishin të parkuar para Zyrës Administrative të Kosovës për veri të Mitrovicës, që pritet të hapet këto ditë, raporton Koha.net.Sipas burimeve, policët e Kosovës, të dy shqiptarë, nuk kanë dëgjuar asnjë krismë të armës, vetëm kur kanë dëgjuar se është qëlluar automjeti në të cilin ishin ata.Thuhet se policët kanë dalë nga makina me shpejtësi dhe më pas kanë pasuar edhe dy-tri të shtëna në drejtim të policëve.

Dyshohet se të shtënat kanë ardhur nga ndërtesat shumëkatëshe, që gjenden jo shumë larg dhe që janë në afërsi të barrikadës, që është e vendosur tek shkolla e mesme teknike.

Gjithashtu thuhet se arma me të cilën kanë shtënë personat e pa identifikuar ka qenë me silensiator (e pazhurmëshme).

Zëdhënësi i rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Besim Hoti, ka thënë se askush nga policët në këtë incident nuk është lënduar.


"Persona deri tash të panjohur kanë shtënë në drejtim të automjetit të policisë, që ishte në pikën statike tek Lagja e Boshnjakëve. Nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa nga një plumb është dëmtuar parafango e automjetit”, ka thënë Hoti, duke shtuar se hetimet rreth kësaj ngjarje janë në proces.


Sulmin e armatosur ndaj patrullës së policisë në veri e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës përmes një komunikate, ku thuhet se veç dëmeve në automjetin zyrtar, dëme materiale nga të shtënat me armë, janë identifikuar edhe në një kioskë afër vendit të ngjarjes. Një predhë e plumbit, është gjetur e ngulitur në murrin e kioskës.

Policia nuk ka raportuar për identifikim të personave të dyshimtë të përfshirë në këtë akt kriminal.

Rasti është regjistruar si vepër penale e "sulmit të armatosur ndaj personave zyrtar” dhe "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” në bazë të Kodit Penal të Kosovës.

Në vend të ngjarjes, veç njësive përkatëse hetimore të drejtorisë rajonale në Mitrovicë, janë paraqitur edhe ekipi i ekspertëve të forenzikës të Policisë së Kosovës nga drejtoria e përgjithshme si dhe një ekip i task forcës së EULEX-it.

Nga ekspertët e kriminalistikës, është përcaktuar drejtimi, përkatësisht trajektorja e mundshme e të shtënave, ndërsa janë identifikuar pesë (5) gëzhoja, që besohet se i përkasin armës tytë shkurtë (revole), e cila dyshohet të ketë qenë e përdorur nga sulmuesit në rastin e regjistruar, thuhet në komunikatë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus