Disa persona të dyshuar sulmuan me gurë konvojin e një delegacioni të Republikës së Serbisë, i cili ishte nen përcjelljen e zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
"Si pasojë e gjuajtjes me gurë nga personat e dyshuar, dy veturat e delegacionit kanë pësuar dëme të vogla materiale duke iu thyer xhamat anësorë, ndërsa lëndime të personave nuk ka pasur”, thuhet në njoftim.Zyrtarët policorë kanë arritur që ta arrestojnë një person si të dyshuar të mundshëm, ndërsa e kanë shoqëruar edhe personin e dytë në stacion policor. Ky i fundit thuhet se është liruar pas intervistimit dhe me autorizim të prokurorit.
Policia bëri të ditur se gjatë qëndrimit në stacionin policor zyrtarëve të delegacionit iu është ofruar ndihma mjekësore, por të njëjtit kanë refuzuar ndihmën mjekësore me arsyetimin se nuk kanë pësuar asnjë lëndim dhe nuk kanë nevojë.
Ndërsa zyrtarët serbe duke thënë se gjatë incidentit në fjalë është lënduar një person.
Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviq, u bëri thirrje shefave të misioneve ndërkombëtare në Kosovë që në kuadër të mandatit të tyre të zhvillojnë hetimet për të zbardhur, sa më parë, rastin dhe për t’i vënë sulmuesit para dtrejtësisë.
Sipas qeverisë së Serbisë, konvoji i veturave që u sulmuan po barte zyrtarët serbë që kishin ardhur në Prishtinë për të diskutuar mundësitë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus