Është sulmuar fizikisht drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Viti Ferih Qerimi, derisa po vizitonte mbrëmë Shkollën e mesme në Pozheran.Drejtori Qerimi ka kërkuar trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit, ndërkohë që policia ka konfirmuar rastin dhe po mban në arrest profesorin Fadil Ramiqi si iniciator të këtij sulmi ndaj drejtorit të arsimit. Autoritetet komunale të Vitisë kanë dënuar rastin dhe kanë kërkuar nga organet e drejtësisë që të marrin masa ndaj atyre që sulmojnë personat zyrtarë në detyrë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus