Kryesore » 2011 » Tetor » 29 » Sulmohet Ambasada e SHBA’së në Sarajevë (+VIDEO)
3:18 PM
Sulmohet Ambasada e SHBA’së në Sarajevë (+VIDEO)
Një sulmues i panjohur ka shtënë me armë zjarri në Ambasadën e SHBA’së në Sarajevë. Policia i tha Balkan Insight-it se një polic u plagos, pasi u qëllua në këmbë. Sulmuesi i armatosur, po ashtu, është plagosur. Burimet nga spitali i përgjithshëm në Sarajevë thanë se një person i armatosur, 23-vjeçari Mevlid Jasarevic nga Novi Pazari i Serbisë, është sjellë në spital.Jasarevic qëlloi nga një pushkë automatike në Ambasadën e SHBA'së nga stacioni i tramvajit, përballë ambasadës, në rrethin Marijn Dvor të qytetit. Ai qëlloi disa herë. Një polic u plagos në këmbë dhe është aktualisht në kirurgji në Spitalin e Përgjithshëm në Sarajevë.Burimet policore i thanë Balkan Insight-it se sulmuesi është qëlluar dhe është plagosur, por është gjallë. Ai u dërgua në spital dhe është nën arrest.Trafiku është ndaluar jashtë Ambasadës së SHBA në Bosnje dhe Hercegovinë për shkak të të shtënave. Në një video të postuar në YouTube nga shërbimi Sense, sulmuesi shihet me një mjekër të gjatë, ndërsa mban një çantë shpine.Jasarevic, dhe një tjetër i dyshuar se i takon sektit Vahabi, ishin ndaluar nga policia e Novi Pazarit, në nëntor të vitit 2010, gjatë një vizite të dhjetë ambasadorëve në qytet.

Ata u morën në pyetje nga policia si potencialisht të rrezikshëm për diplomatët.

Dnevni Avaz raporton se nga zyrat e tyre, që ndodhen në një rrokaqiell në afërsi, shihet një pamje e qartë e ambasadës dhe se ka pasur të dëmtuar.

Njerëzit në afërsi janë udhëzuar të mos largohen nga ndërtesat dhe trafiku në këtë zonë është ndaluar.

"Kam dëgjuar zhurmë për gati një minut", tha Will Richard, një qytetar amerikan, i cili punon në kullat e afërta të UNITIC. "Dukej si një zjarr i shpejtë, por mendova se ishte vetëm pjesë e projekteve të ndërtimit në këtë zonë".
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus