Prishtinë-Policia e Kosovës ka rritur sigurinë për ambasadën e Maqedonisë në Prishtinë gjatë gjithë natës pas një sulmi në mesnatë me molotov. Policia e ka konfirmuar incidentin, por ende po bëhen hetime për shkallën e tij dhe qëllimin.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ku tre persona kanë hedhur koktej molotovi nga një veturë e bardhë "Toyota” në objektin e ambasadës. Nuk janë raportuar të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.Një togere policore, që po kalonte aty afër në momentin e hedhjes së bombës molotov dhe ajo menjëherë është hedhur në ndjekje të tyre duke e ndërprerë sulmin që mund të vazhdonte edhe më tej.Policia gjendet ende në ndjekje të sulmuesve. Sulmi vjen në një kohë kur në Maqedoni ka një tension të lartë etnik prej disa ditësh. Vetëm pak ditë më parë ndaj ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë pati një sulm tjetër.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus