Kryesore » 2012»Prill»14 » Studentët e UP-së të shqetësuar për gjendjen në veri
3:04 PM
Studentët e UP-së të shqetësuar për gjendjen në veri
Për gjendjen në veri të Kosovës ka ngritur shqetësimin edhe Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës. Drejtues të këtij parlamenti në një konferencë për media iu bënë thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që të marrin masa për vënien e rendit dhe ligjit në veri. Në të kundërtën ata thanë se nuk do të rrinë duarkryq.Përfaqësuesit e Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës thanë se përgjegjës për gjendjen në veri janë EULEX-it, KFOR-i, Qeveria e Kosovës dhe të gjitha partitë politike. Arian Janova, anëtar i senatit të Parlamentit Studentor, tha se studentët janë të shqetësuar me indiferencën e KFOR-it dhe EULEX-it, para syve të të cilëve kryhen akte kriminale.
"Ne kërkojmë që të jenë vigjilentë dhe të fillojnë zbatimin e ligjit në veri, përndryshe e humb arsyen qëndrimi i tyre në Kosovë, qoftë i EULEX-it, qoftë i KFOR-it”, tha ai.
Duke fajësuar edhe gjithë spektrin politik për situatën në veri, Janova në emër të studentëve të UP-së, kërkoi unitet tek faktori politik vendor, duke paralajmëruar që në të kundërtën studentët do të detyrohen të veprojnë sikur studentët e viteve të 80-a dhe 90-a.
"U bëjmë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve që të jenë të bashkuara për këtë pjesë, sepse ne si studentë nuk do të rrimë duarkryq ndaj këtyre ndryshimeve që janë duke ndodhur. Që nënkupton duke filluar nga protestat, sepse të gjithë e dimë që studentët e viteve 80-a dhe të 90-a kanë bërë ndryshime historike”, theksoi Janova.
Ndërkohë edhe organizatat studentore të universiteteve publike dhe private në një konferencë për media kërkuan nga Qeveria, EULEX-i dhe KFOR-i që të ndërmarrin hapa konkretë për shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin e Kosovës.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus