Kryesore » 2011 » Tetor » 21 » Stefanoviç: Kërkesat kanë qëllime politike
12:44 PM
Stefanoviç: Kërkesat kanë qëllime politike
Negociatori serb në bisedimet me Prishtinën Borko Stefanoviç i ka cilësuar si të parealizushme shumicën e kërkesave të cilat janë parashtruar nga kryetarët ilegalë të komunave veriore. Ai ka thënë se është e pamundshme që të ketë bisedime me Kosovën nën mbikqyrjen e Këshilli i Sigurimit."Shumë prej kërkesave të bërë në atë mbledhje janë jo-reale dhe paraqesin qëndrime politikë të Partisë Demokratike të Serbisë (e Koshtunicës), dhe të Partisë Përparimtare Serbe (e Nikoliçit). Ata duhet të mendojnë se si të mundësohet furnizimi i KFOR-it që do të zvogëlonte tensionet. Zgjidhja për Jarinën dhe Bërnjakun është afër”, ka thënë Stefanoviç duke pohuar se Serbia nuk mund të fitojë duke e çuar çështjen në Këshillin e Sigurimit për shkak të vetos së shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus