Kryesore » 2011 » Tetor » 8 » Sparkes: Do të ketë sundim të ligjit edhe në veri
3:17 PM
Sparkes: Do të ketë sundim të ligjit edhe në veri
Zgjidhja e problemeve në veri dhe zhbllokimi i rrugëve duhet të bëhet me mjete politike, ka deklaruar të shtunën zëvendës-shefi i misionit EULEX, Andy Sparkes.Këto komente, Sparkes i ka bërë të shtunën gjatë një vizite të përbashkët me shefin e ICO-së, Pieter Feith, në qytetin e Pejës, ku ata po merrnin pjesën në një aktivitet që kishte për qëllim promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.Sparkes tha se zhbllokimi i rrugëve kërkon zgjidhje. Madje ai e ndërlidhi këtë edhe me përkeqësimin e motit dhe rënien e temperaturave."Sot është shi, moti i ftohtë dhe mua me të vërtetë më vjen keq për njerëzit që qëndrojnë afër barrikadave. Unë mendoj se ata po frikësohen për të ardhmen e tyre, por them se ata nuk kanë pse të frikësohen për këtë gjë, sepse sundimi i ligjit do të funksionalizohet në çdo pjesë të Kosovës dhe ne mezi presim që ta vendosim ligjin edhe në veri", ka deklaruar Sparkes.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus