Spanja nuk e pranon pavarësinë e njëanshme të Kosovës dhe ky qëndrim i saj nuk do të ndryshojë, ka thënë Fransisco de Migel Alvares, këshilltar i lartë në Ambasadën e Spanjës në Beograd. "Spanja nuk e njeh ekzistencën e shtetit të vetëshpallur të Kosovës me kryeqytet Prishtinën”, ka thënë ai për mediat serbe. Megjithatë, Alvares ka deklaruar se Spanja, si shtet i Bashkimit Evropian, pranon të shqyrtojë marrëveshje të caktuara me Kosovën, të cilat duhet të kenë qasje neutrale ndaj statusit."Qeveria e Spanjës, në kuadër të BE-së, merr pjesë në procesin e përmirësimit të gjendjes faktike në Kosovë, në mënyrë që të gjendjen zgjidhje për një jetë më të mirë të banorëve atje. Por, në kuadër të këtyre përpjekjeve, Madridi, ashtu si edhe katër vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, këmbëngul se të gjitha marrëveshjet në kuadër të BE-së duhet të jenë neutrale ndaj statusit”, ka thënë Alvares.Spanja, së bashku me Greqinë, Sllovakinë, Rumaninë dhe Qipron, janë të vetmet vende të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus