Sot t që trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë të marrë vendim për rastin "Kleçka”, në procesin gjyqësor ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj dhe tre bashkëluftëtarëve të tij, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala dhe Naser Krasniqi.Mbrojtja e të akuzuarve ka shprehur bindjen se vendimi i nesërm i trupit gjykues do të jetë lirues për katër të pandehurit, pasi që ata mendojnë se nuk ka bazë në këtë lëndë, e cila do ta shtynte trupin gjykues të merrte ndonjë vendim tjetër pos atij për lirimin e tyre. Ndaj katër të akuzuarve për krime lufte, i njohur si rasti "Kleçka”, trupi gjykues kishte vendosur kohë më parë që të vazhdonte gjykimi, me arsyetimin se ata gjatë kohës për të cilën akuzohen, kanë pasur pozita komanduese.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus