Kosova sot feston katërvjetorin e pavarësisë. Prishtina me flamuj shtetërorë dhe me dekorime të ë tjera ka veshur petkun e festës që nga 16 shkurti në mbrëmje . Sheshi Nënë Tereze është bërë gati për parakalimin e njësive të Forcës së Sigurisë të Kosovës, që nis sot në orën 11. Qytetarëve në Shesh pritet t’iu drejtohen kryetarja e vendit Atifete Jajhaga dhe kryeministrit i Kosovës Hashim Thaçi. Ata mbrëmë, bashkë me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, në mbledhjen solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e e katërvjetorit të pavarësisë, uruan qytetarë e Kosovës dhe folën për rezultate e vendit në këto vite pavarësie. Kosova deri tash është njohur nga 86 vende, pa përfshirë këtu Nigerinë, që ende nuk ka konfirmuar me notë verbale njohjen, por që autoritetet kosovare thonë se kjo është një çështje e kryer. Haiti është shteti i fundit që ka konfirmuar njohjen.Ndërkaq, janë pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk ia njohin shtetësinë Kosovës.Kosova dhe Serbia prej pranverës së vjetshme janë duke dialoguar në Bruksel për çështje teknike. Janë dakorduar për disa çështje, por procesi ka ngecur prej kohësh te tema që mëton t’i japë zgjidhje emrit me të cilin duhet përfaqësuar Kosova në nisma rajonale.Zyrtarë të lartë të vendit kanë thënë se nga një "veri” e kanë pasur edhe vendet e tjera që kanë shpallur pavarësinë, por që problemi është tejkaluar. Një gjë të këtillë e beson edhe në rastin e Kosovës.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus