Kryesore » 2012 » Gusht » 31 » Sllovakia: Njohja, pas normalizimit të raporteve Kosovë - Serbi
5:22 PM
Sllovakia: Njohja, pas normalizimit të raporteve Kosovë - Serbi
Para se të njohë pavarësinë, Sllovakia do që Kosova dhe Serbia të ndërtojnë marrëdhënie normale. Kështu tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë analistja sllovake, Lucia Klapaçova. Sipas saj, qëndrimi i Sllovakisë nuk është i drejtuar kundër Kosovës, por mënyrës se si ka ndodhur pavarësia. Duke folur për mos unitetin e BE-së, Klapaçova tha se ky mekanizëm as që ka provuar të ketë pozicion të unifikuar për Kosovën.Ajo shtoi se ka disa arsye për mosnjohje deri tashti. "Ka shumë parti politike në Sllovaki dhe të gjitha nga to kanë arsye të ndryshme. Arsyeja më e rëndësishme ka të bëjë me marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore. Pra, ky pozicion i Sllovakisë nuk është i drejtuar kundër Kosovës dhe pavarësisë së saj, por ka mospajtime për mënyrën se si ka ndodhur pavarësia. Për aq kohë sa Serbia dhe Kosova të jenë në gjendje që të ndërtojnë marrëdhënie në mes vete, Sllovakia mund do ta pranojë Kosovën – në çdo kohë”, tha ajo.Në pyetjen se a ka në Sllovaki ndonjë komunitet që mbështet pavarësinë e Kosovës, ajo tha se që nga fillimi kanë qenë hungarezët (komuniteti pakicë në Sllovaki). "Ata e kanë mbështetur njohjen e pavarësisë së Kosovës. Por, prapë e përsëris se as të tjerat, shumica e partive politike nuk janë kundër pavarësisë së Kosovës, por në pyetje janë raportet me Serbinë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus