Kryesore » 2011 » Maj » 24 » Sllovakia e Rumania, bojkot samitit për shkak të Kosovës?
4:00 PM
Sllovakia e Rumania, bojkot samitit për shkak të Kosovës?
Shefi i diplomacisë polake, Radek Sikorski ka thënë se Polonia e ka ftuar presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga në takim me presidentin amerikan Barack Obama në Samitin e vendeve të Evropës së Mesme dhe Lindore, që do të mbahet më 27 maj në Varshavë, ngase Polonia e njeh Kosovën si shtet i pavarur, transmeton Telegraf.
Për paralajmërimet se samitit do ta bojkotohu presidenti i Serbisë, Boris Tadic, dhe ndoshta edhe presidentët e Sllovakisë dhe Rumanisë, për shkak të paraqitjes së Kosovës si shtet, Shikorsky ka thënë se Serbia duhet të "tregojë se ka mundur demonët e të kaluarës së saj”. "Polonia e njeh Kosovën e pavarur dhe nuk ka arsye për të cilat nuk duhet të ftojmë presidenten e këtij shteti në këtë samit”, ka thënë Shikorsky, lajmëroi agjencia polake e lajmeve IAR. 

Shefi i diplomacisë polake ka mohuar që në këtë samit presidentja e Kosovës të jetë ftuar me insistim të presidentit të SHBA-ve. Edhe zyra e presidentit polak, Bronislav Komarovsky, i cili është nikoqir i samitit, ku presidentët e shteteve post-komuniste do të takohet me Barack Obamën, ka konfirmuar se Kosova është e ftuar si shtet, pavarësinë e së cilës e ka njohur Polonia.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus