Kryesore » 2012 » Janar » 19 » Skandali transplanteve në Prishtinë, konfirmohet nga EULEX-i
9:50 PM
Skandali transplanteve në Prishtinë, konfirmohet nga EULEX-i
Zëdhënësi i EULEX-it, në Kosovë, Nicholas Hawton, ka konfirmuar skandalin e transplanteve në Prishtinë, ku shtetasve rusë u janë hequr veshkat në klinikën Medikus."EULEX-i dhe Prokuroria kanë qenë në kontakte të vazhdueshme me autoritetet në Moskë, që të japin ndihmë ligjore rreth këtij rasti, po kjo është e vërtetë”, ka thënë Hawton.Gazeta ruse "Komersant”, ka shkruar se organet hetuese ruse kanë pohuar se në mesin e viktimave të transplantimit ilegal të organeve në klinikën Medikus, janë edhe shtetasit rusë.Ndonëse dy rusëve ju janë hequr veshkat në vitin 2008, kompensimi i premtuar në para, nuk u është paguar kurrë. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus