Kryesore » 2011 » Maj » 15 » Skandali, policia shqiptare kthen mbrapsht familjen nga Kosova
2:06 PM
Skandali, policia shqiptare kthen mbrapsht familjen nga Kosova
Policia kufitare shqiptare në Portin e Durrësit kthen mbrapsht një familje shqiptare nga Kosova në drejtim të Italisë. Agjencia INA raporton se çifti bashkëshortor dhe dy fëmijët e tyre mbërritën në Durrës me pasaporta të skaduara, por me dokumentacione të rregullta, të lëshuara nga Ambasada e Kosovës në Romë, e cila i mundësonte familjes që të shkonte në Kosovë dhe të pajisej me pasaporta të rregullta. 
Por, sipas saj, policia kufitare e Durrësit nuk i ka njohur këto dokumente dhe disa orë më pas ka urdhëruar kjo familje të kthehet prapa në Bari të Italisë, duke mos i lejuar që të shkojnë në Kosovë. 
Familja e kthyer në portin e Barit u mor nën mbikëqyrjen e policisë italiane, e cila ka vlerësuar si skandaloz veprimin e policëve kufitar shqiptar. Një nga policët italianë në port tha se familja kosovare për më tepër është dënuar me një gjobë prej 4 mijë eurosh, sepse ka hyrë me pasaportë të skaduar në territorin shqiptar. 


E kontaktuar nga "Shekulli", policia e Durrësit mohon që të ketë kthyer pas ndonjë familje kosovare, ndërkohë që shprehet se nuk ka tagër që të vendosë gjoba ndaj udhëtarëve dhe se vetëm gjykata mund ta bëjë një gjë të tillë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus