Ministrat e jashtëm të BE-së janë pajtuar për hapin e parë kryesor në dhënien e statusit të kandidatit Serbisë, ka thënë ministri i jashtëm francez, Alen Zhype. "Sot kishin një marrëveshje”, u ka thënë Zhype gazetarëve gjatë një pauze të takimit ministror që po mbahet në Bruksel, transmeton AFP.Vendimi formal për dhënien e kandidaturës pritet të jepet nga ministrat për Çështje Evropiane të martën, ndërsa verdikti final jepet në një samit të BE-së më 1 dhe 2 mars. "Të paktën nuk kishte kundërshtime tjera sot”, ka thënë Zhype."Kjo do të inkurajojë Beogradin që të bëjë përparim në rrugën drejt riafrimit me BE-në”, ka thënë ai, edhe pse sipas tij, ka ende punë për t’u bërë.Disa ministra të jashtëm të BE-së kanë folur në favor të dhënies së kandidaturës."Serbia i ka përmbushur kushtet për statusin e kandidatit”, ka thënë ministri i jashtëm i Suedisë, Karl Bildt.Ngjashëm është shprehur edhe homologu i tij belg, Didier Rajnders, i cili është zotuar se do të mbështesë Beogradin.Ndërkaq, ministri çek Karel Shvarzenberg ka shprehur shpresën se "do të ketë një marrëvëshje pozitive”.Beogradi forcoi shanset e tij për të fituar kandidaturën pas marrëveshjes për bashkëpunim rajonal që arriti me Kosovën të premten e kaluar. Sipas marrëveshjes, Kosova mund të marrë pjesë në takimet rajonale, si anëtare me të drejta të plota si shtetet tjera, por nën fusnotën, e cila përmend rezolutën 12 44 dhe Deklaratën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drjetësisë në lidhje me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus