Kryesore » 2011 » Maj » 22 » Si Presidente, as në dasmë
7:28 PM
Si Presidente, as në dasmë
Vazhdojnë debatet për vizitën e paparalajmëruar të presidentes së Kosovës, Atifege Jahjaga, në Maqedoni e cila ka nxitur jo pak reagime tek faktori politike atje për shkak se Maqedonia ka hyrë në fazën e fushatës zgjedhore. Përkundër arsyetimit të dërguar nga zyra e presidentes, analistët politikë vlerësojnë se pozita e presidentit është serioze dhe duhet të respektohet me doemos protokolli. Kim Mehmeti analist politik nga Maqedonia, tha se është e pakuptimtë mënyra se si presidentja Jahjaga ka vendosur të vizitojë Maqedoninë.
"Sikur të vinte edhe në një dasmë, apo të kishte ndonjë akraba të vetin, Presidenti është President. Nuk ulet në veturë edhe i thotë vozitësit, hajde të shkojmë deri në Tetovë, hajt e të vozitim edhe të kthehemi, sepse ka protokoll, ka gjana që kanë të bëjnë me Presidenten. Nuk kam dëgjuar President që ulet në veturë dhe të shkojë në Tetovë dhe ta bëjë një shëtitje, ta pijë një kafe me Ali Ahmetin”, ka thënë Mehmeti, për "Gazetën Express”.

Zyra e presidentes e gjendur përball këtyre reagime, është munduar të arsyetohet me anë të një sqarimi dërguar mediave. "Rrugës ka pasur raste që qytetarët janë ndalur, janë përshëndetur dhe kanë kërkuar të bëjnë fotografi me Presidenten, ose me stafin e saj. Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Tetovë dhe në Shkup, janë afruar qytetarë që ta përshëndesin dhe në tavolinë janë ulur të afërm dhe miq të Presidentes ose të stafit të saj. Departamenti për Informim sqaron se vizita ka qenë vetëm private dhe Presidentja nuk ka pasur asnjë takim zyrtar, asnjë bisedë dhe asnjë deklaratë, siç kanë raportuar disa media”, thuhet në njoftimin e Presidencës
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus