Kryesore » 2011»Maj»28 » Si nuk e pa presidenti sllovak flamurin e Kosovës?
6:08 PM
Si nuk e pa presidenti sllovak flamurin e Kosovës?
Polonia, si nikoqire e samitit të 17 shefave të shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore, ka respektuar kërkesën e presidenti sllovak, Ivana Gasparoviq, që Kosova të mos figurojë në këtë samit si shtet i pavarur. Për shkak se presidenti polak Bronislav Komorowsky e ka ftuar në takimin e rregullt të liderëve të rajonit për të parën herë edhe presidenten e Kosovë, Atifeta Jahjaga, takimin me presidentin amerikan, Barack Obama dhe pjesëmarrjen në samit e kanë bojkotuar presidenti i Serbisë, Boris Tadiq dhe ai i Rumanisë, Traian Basescu.
Por, presidenti i Sllovakisë kishte vënë kusht që Kosova të mos paraqitet me siglën e shtetit të pavarur.
"Polakët e kanë respektuar premtimin dhe faktin se Sllovakia nuk e njeh Kosovën”, ka thënë Gasparoviq për agjencinë sllovake të lajmeve TASR, transmeton portali Telegrafi .
Ai ka konfirmuar se është plotësuar kërkesa e tij që gjatë samitit të mos ketë simbole të Kosovës, e as mbishkrim të funksionit të presidentes Jahjaga, ndërsa në samit nuk është miratuar deklarata që së bashku me pjesëmarrësit tjerë do ta nënshkruante dhe presidentja e Kosovës.
Megjithë këtë pohim të Gasparoviqit, nga fotot e arritura nga Varshava, të paktën në foton e takimit të krerëve të vendeve pjesëmarrëse me presidentin amerikan Barack Obama, syrit të mprehtë nuk mund t’i ikën fakti se flamuri i Kosovës (i katërti nga e majta) ka qenë në mesin e flamujve mbi kokat e pjesëmarrësve të samitit.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus