Kryesore » 2012»Dhjetor»7 » Si i porositi syzat 200 dollarë, ‘komandanti’, për të vrarë shqiptarë
2:14 PM
Si i porositi syzat 200 dollarë, ‘komandanti’, për të vrarë shqiptarë
Komandanti më tha: "Një herë duhet me i zhduk disa njerëz këtu. Disa njerëz që janë kundër neve do i zhdukim, do i vrasim, pastaj do fillojmë me serbin.” Cilët janë ata, të lutem më trego! "Ata janë qekta të Bukoshit që po mundohen me na lanë anash tue na përbuzë si joprofesionalista për luftë. Por ne i kemi izolu ata dhe i kemi kërcënu me të gjitha mënyrat, se pa lejen tonë ata nuk guxojnë me e shkrep asnji plumb. Por këta do i afrojm sepse kanë njohuni të madhe mbi artin e luftës dhe në fund do i likvidojm nji nga nji. Për ate unë i porosita syzat 200 dollarë, që t’i kem të mira kur do fillojë aksioni kundër tyre. Kur hyra në shtab, aty dëgjohej një zë i lart duke bërtitur: "O njerëz, a jeni njerëz apo jo! A e dini se ne këtu nuk kemi armë! Çka dreqi u bo me ato armë? Qe tre muj na thoni ju dërgojmë e ju askund! O pisa, o turista jeni ju, bre! U knaqet ju atje nëpër hotele e restorane, nëse keni vithe hajdeni këtu o pisa! Thuaj atij Lepurit se s’ka pas faj Ademi që e ka qujt Lepur, se ka ik si lepuri!” U përplas telefoni satelitor në një qoshe të asaj dhome. Ky ushtarak tha: "Në hall jam me ata njerëz. Du me m’tregu se çka me ba këtu! Nuk e din se këtu asht kangë tjetër. Në hall jam me këta të plagosun. Ku me i çu? Ata në Tiranë që e qujn veten Shtab e Komandanta, dhe merren me gjona që nuk jan të damshme për anmikun bajn ndasina, jo ky ushtar i UÇK-së, jo aj i Bukoshit apo i Farkut. Këtu serbët s’po i dallojnë hiq, po vrasin kend po mujn. Nuk e pyesin me kend je. Sa njerëz interesant! Bënte me kokë ky ushtarak i UÇK-së. Brenga më e madhe ishin ushtarët e plagosur. Popullata, fëmijët dhe pleqtë, ishin në gjendje të keqe shëndetësore, fizike dhe psikike. Ku shiqoje u shifshin shtëllungat e tymit të shtëpive që po digjeshin.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus