Kryesore » 2012»Maj»18 » Shutanovaç: Në veri të Kosovës ka armiq të KFOR-it
3:15 PM
Shutanovaç: Në veri të Kosovës ka armiq të KFOR-it
Duke folur për marrëdhëniet me forcat ndërkombëtare në Kosovë, ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovaç ka thënë se ato janë "konkrete dhe të mira”. Sipas tij problem është zvogëlimi i përhershëm i numrit të pjesëtarëve të KFOR-it, që nga viti 1999 ndërsa ka shtuar se Serbia kërkon që kjo të mos ndodhë.Duke folur për marrëdhëniet me forcat ndërkombëtare në Kosovë, ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovaç ka thënë se ato janë "konkrete dhe të mira”. Sipas tij problem është zvogëlimi i përhershëm i numrit të pjesëtarëve të KFOR-it, që nga viti 1999 ndërsa ka shtuar se Serbia kërkon që kjo të mos ndodhë. "Fatkeqësisht, ne kemi serbë në veri të Kosovës, eksponentë radikalë politikë, të cilat i kanë interesat e tyre për të sulmuar KFOR-in, për t`u treguar atyre se nuk janë të mirëpritur, që të shkojnë, e që ishin gjatë gjithë kohës negativë ndaj KFOR-it. Po të mos e kishim sot KFOR-in, situata do të ishte më e rëndë” theksoi Shutanovaç.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus