Fillimi i raundit të ri të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, i caktuar të fillojë sot në orën 10:00, është shtyrë për kohë të pacaktuar për shkak të vonesës së delegacionit të Prishtinës. Siç është thënë nga Komisioni Evropian, delegacioni i Prishtinës, i cili kryesohet nga Edita Tahiri, nuk ka shkuar mbrëmë në Bruksel, ashtu si ishte e planifikuar, por që ardhja e saj pritet gjatë ditës së sotme. Në Komisionin Evropian nuk kanë qenë në gjendje të japin arsyet e vonesë së delegacionit të Prishtinës dhe as kur do të fillojë takimi i sotëm.Kosovapress, disa herë, deri në këtë kohë, ka provuar të kontaktojë me telefon Edita Tahirin dhe këshilltarët e saj, por asnjëri nuk i është përgjigjur thirrjeve
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus