Kryesore » 2011 » Gusht » 3 » Shtohet prezenca policore në Luginë të Preshevës
2:12 PM
Shtohet prezenca policore në Luginë të Preshevës
Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, thekson se sundimi i rendit dhe ligjit në Kosovë është parakusht i domosdoshëm për shmangien e zhvillimeve negative në rajon."Zhvillimet e fundit në Kosovë dhe themelimi i të ashtuquajturit Këshill Kombëtar Serb në Bujanoc, prezenca e vazhdueshme e forcave speciale te policisë – xhandarmerisë serbe, duke krijuar imazhin e gjendjes së pashpallur të jashtëzakonshme në Luginë të Preshevës, janë në shpërputhje të plotë me politikat stabilizuese të dhjetëvjeçarit të fundit në rajon”, ka thënë Kamberi, raporton "Presheva Jonë”.Sipas tij, themelimi dhe inkurajimi i strukturave paralele jo vetëm që nuk përkon me politikat integruese dhe stabilizuese, por pretendon t’i ushqej edhe më shumë paralelizmat institucionale dhe etnizimet rajonale
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus