Kryesore » 2011 » Tetor » 26 » Shtohet numri i politikanëve serbë pro pavarësisë së Kosovës
3:30 PM
Shtohet numri i politikanëve serbë pro pavarësisë së Kosovës
Në Serbi po shtohet gjithnjë e më shumë numri i politikanëve që në paraqitjet e tyre publike po paraqesin për Kosovën pikëpamje që deri dje ishin të paimagjinueshme. Liderit të Partisë Liberal Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, i cili deri vonë ishte krejtësisht i vetmuar me pikëpamjet e tij lidhur me pavarësinë e Kosovës, ditëve të fundit iu bashkuan edhe kryetari i Unionit Socialdemokrat të Serbisë, Zharko Koraq, dhe kryetari i Ligës së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak. Të dy këta politikanë opozitarë e kritikojnë qeverinë e Beogradit se me qëndrimin e saj lidhur me Kosovën po i pengon integrimet evropiane të Serbisë, transmeton QIK-u raportimet e medieve të Beogradit. Edhe më kritik ndaj qëndrimit të koalicionit qeverisës serb lidhur me Kosovën është lideri i Lëvizjes së Përtëritjes Serbe, Vuk Drashkoviq, i cili nga mediet beogradase konsiderohet si një prej mbështetësve më të fuqishëm të Planit të Ahtisarit. Ditëve të fundit, Drashkoviqi ka theksuar se qeveria duhet t’ia thotë popullit serb të vërtetën se "Kosova është shtet i pavarur”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus