Kryesore » 2012 » Dhjetor » 3 » Shtien me Armë Para Qeverisë
8:04 PM
Shtien me Armë Para Qeverisë
Disa persona shtien me armë përpara ndërtesës së Qeverisë, duke festuar lirimin e Ramush Haradinajt, më 29 nëntor. Qytetarët vazhdojnë të festojnë me armë duke shkaktuar rrezik dhe raste të shumta plagosjesh. Organizatat e shoqërisë civile thonë se është e pakuptimtë që njerëzit të gjobiten më shumë për vozitje pa leje sesa për shtënie dhe armëmbajtje.Në fotografitë e realizuara nga Gazeta Jeta në Kosovë shihen dy qytetarë duke shtënë me armë, mu para Qeverisë së Kosovës, më 29 nëntor.Në sheshin Nëna Terezë, atë ditë shumë veta kishin dalë për të festuar lirimin si të pafajshëm të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, nga Tribunali Penal Ndërkombëtar në Hagë për akuzat për krime lufte.
Ndonëse këto të shtëna janë parë e dëgjuar nga qindra njerëz, Policia e Kosovës nuk ka hapur ndonjë rast përkatës. Në raportin e policisë, të datës 30 nëntor, nuk është shënuar se policia ka iniciuar hetim për këto të shtëna./Gazetajnk
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus