Për njëzet e tri orë gjatë të shtunës dhe të dielës, qytetarët e Kosovës kanë qenë pa asnjërin nga tre prijësit kryesorë të vendit. Presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi e kryeparlamentari Jakup Krasniqi janë gjendur njëkohësisht jashtë territorit të Kosovës. Kjo mund t’i ndodhë vetëm Kosovës.Presidentja Jahjaga e kryeministri Thaçi kanë qenë jashtë vendit që nga 17 shtatori, kur janë nisur për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me seli në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata ishin nisur për në Amerikë, ndërsa në Kosovë kishin lënë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin. Por, Krasniqi ende pa u kthyer në Kosovë Jahjaga e Thaçi, është nisur me bashkëpunëtorët e tij për një vizitë zyrtare në Kanada.Kryeparlamentari Krasniqi është nisur të shtunën, më 24 shtator, rreth orës 13.00, përmes Aeroportit të Prishtinës për në qytetin austriak të Vjenës. Në Vjenë Krasniqi ka kaluar natën, ndërsa të nesërmen ka udhëtuar për në Kanada. Sipas burimeve të gazetës, Krasniqi është takuar të dielën, më 25 shtator, në aeroportin e Vjenës shumë shkurt me presidenten Atifete Jahjaga, e cila bashkë me ekipin e saj po kthehej nga vizita njëjavore në Shtetet e Bashkuara.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus