Kryesore » 2013 » Nëntor » 29 » Shteti nuk e di se e kujt është rruga
10:43 AM
Shteti nuk e di se e kujt është rruga
Ministria e Infrastrukturës ende nuk ka mundur të konstatojë nëse Rrutem Rukolli dhe Xhevdet Bajramaliu e kanë uzurpuar rrugën që lidh Kosovën me Maqedoninë apo janë pronarë të saj.Kjo ministri ka krijuar një komision ekspertësh për të konstatuar nëse ata janë uzurpatorë të rrugë ndërkombëtare apo blerës të saj me gjithë ndërmarrjen "Sharr Sallonti”, që funksionon si terminal doganor prej shumë vjetësh, fillimisht si shtetëror e tash privat. Ministria nuk e ka ndaluar as mbledhjen e "taksave” prej 30 eurosh për kalim kamionësh në këtë rrugë.

Por Agjencia Kosova e Privatizimit insiston se në atë rast nuk ka asgjë kontestuese.

Ofron të dhëna se cilat parcela janë shitur dhe cilat janë rrugë shtetërore.

AKP-ja, që ka shitur këtë ndërmarrje në vitin 2010, thotë se rruga shtrihet në ngastrat publike 300/2 dhe 300/4, e që i bie në mes të fabrikës së dikurshme "Sharr Sallonitit”, e privatizuar nga Xhevdet Bajramaliu dhe Rrustem Rukolli, nuk është shitur. 

Arianit Koci, avokati i pronarëve të terminalit, ka thënë se ata kanë licencë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus