Kryesore » 2012 » Mars » 22 » Shtëpia në Stuttgart është e iranianit Isa Mustafa
10:27 PM
Shtëpia në Stuttgart është e iranianit Isa Mustafa
24 orë pas lajmit sensacional se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka një shtëpi në Stuttgart të Gjermanisë është mësuar e vërteta e përafërt. Pronari i shtëpisë është Isa Mustafa, por jo ai nga Kosova dhe djali i Jakup Mustafës. Shtëpia rezultatin e një personi tjetër me emrin Isa Mustafa, por që ka origjinë nga Irani, nw adresën "Gnesener Str. 77, 70374 Stuttgart, landi i Baden Wirttenberg, Gjermani.Madje bashkëshortja e tij është shqetësuar gjatë ditës për numrin e madh të telefonatave që ka marrë gjatë ditës nga Kosova. Siç raportoi Klan Kosova, ajo ka raportuar telefonatat e shumta edhe në polici pasi është ndjerë e kërcënuar pavarësisht se nuk ka kuptuar për çfarë bëhet fjalë.Akuzat erdhën nga ish anëtari i Këshillit të Përgjithshëm, Musa Daka që akuzoi Mustafën se ka shtëpi në Gjermani të blerë me fondin e 3 përqindëshit. Mustafa mohoi duke paralajmëruar padi ndaj gazetës Express, Kosova Sot, KTV-së dhe Musa Dakës
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus