Policia e Kosovës ka bërë të ditur se persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje një serb, ndërsa kanë plagosur djalin e tij në fshatin Xërxë. Autoritetet nuk mund të japin shpjegim për motivin e ngjarjes që ka ndodhur të shtunën mbrëma. Ata dy ishin në një restorant që për pronar ka një shqiptar dhe, pasi ata dolën jashtë, dikush ishte dikur i pritur ata, duke e vrarë njërin dhe plagosur tjetrin�, ka thënë Hazir Berisha, zëdhënës i Policisë së Kosovës. Motivet nuk i dimë. Policia ka kryer bastisje në disa rajone, por deri më tani nuk është arrestuar askush�. Mirëpo, kryebashkiaku i komunës së Rahovecit, atje ku një enklavë serbe është e rrethuar nga komuniteti shqiptar, ka akuzuar shqiptarët dhe e ka quajtur sulmin të motivuar etnikisht. Kur ata dolën nga restoranti, u vranë nga shqiptarë të armatosur�, ka thënë Sariq. Viktimat e këtij rasti janë Acko Putnik (51), i vrarë dhe djali i tij Dobrica (23), që ka pësuar lëndime dhe po kurohet në spitalin e Prizrenit.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus