Kryesore » 2011 » Tetor » 16 » Shqiptarët, protesta në Plavë dhe Guci
2:38 AM
Shqiptarët, protesta në Plavë dhe Guci
Shqiptarët nga rajoni i Plavës dhe Gucisë në Mal të Zi protestuan dje në shenjë revolte kundër planeve për zaptimin e pronave të tyre. 
Këshillat komunale të tri partive shqiptare, të cilat operojnë në komunën e Plavës, Forca,Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH) dhe Lidhja Demokratike në Malin e Zi, kanë organizuar një protestë në Qendrën Kulturore, për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit të NP "Prokletije”, projektin e mini hidroelektranava dhe diskriminimin që iu bëhet shqiptarëve.Në tubim morën pjesë një numër i madh i qytetarëve të kombësisë shqiptare. Tubimi është mbështetur nga udhëheqësit e tyre komunalë si dhe nga deputetët Mehmet Bardhi dhe Vesel Sinishtaj, kurse në tubim ka folur edhe deputeti i PDS-së nga Plava, Husni Shaboviq.Para të pranishmeve, rreth planeve të mini hidrocentraleve si dhe me paraqitje grafike të kufijve të Parkut Nacional u paraqit Tahir Gjonbalaj."Parku nacional përfshin vendbanimet dhe pronat përgjatë kufirit me Republikën e Shqipërisë, duke filluar nga Vuthaj, Kukaj, Hakaj, Hot dhe Martinaj. Ne theksojmë se edhe ligji zgjedhor, i cili u miratua kohë më parë, diskriminon shqiptarët duke iu mohuar atyre edhe ata pak të drejta të fituara në vitin 1997. Absolutisht është e papranueshme, që në të gjitha këto projekte nuk është marrë parasysh vullneti dhe pëlqimi i shqiptarëve në këtë rajon. Ne në formë të shkruar kemi shprehur pakënaqësinë dhe kundërshtimin tonë në të gjitha institucionet kompetente të Malit të Zi, por më kot", thuhet në një deklaratë të përbashkët.Partitë dhe qytetarët e kësaj zone i bëjnë thirrje Qeverisë, Parlamentit dhe institucioneve të tjera relevante, për të marrë masat e nevojshme për të parandaluar realizimin e këtyre projekteve dhe në të ardhmen të merret aprovimi dhe opinionin i qytetarëve në projekte të rëndësishme për jetën dhe prosperitetin e këtij rajoni.Mehmet Bardhi mbështeti qytetarët për të shprehur pakënaqësinë e tyre dhe tha se Lidhja Demokratike në Mal të Zi është kundër centralizimit të Malit të Zi. "Për PN "Prokletije " duhet të vendosin njerëzit e jo Podgrorica”, tha Bardhi. /ina/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus