Britania e Madhe është një prej vendeve më të preferuara prej shqiptarëve të cilët kanë përdorur mënyra të ndryshme për të emigruar në mënyrë të paligjshme në këtë vend. Nga mënyra më e përdorur ajo e ikjes me maune e deri tek ajo me Eurostar.Por një çift shqiptar kësaj radhe kanë përdorur një mënyrë krejt të veçantë duke përdorur një avion të vogel privat të një shtetasi belg që i solli ata në jug të Anglise.Piloti belg Xhon Fransua Heno 34-vjecar solli familjen shqiptare ne aerodromin e vogel Headcorn, e cila me pas u ndalua nga autoritetet e Agjenise Britanike të Kufirit, nderkohe që piloti belg është arrestuar dhe është nxjerrë përpara gjykates me akuzen se ka ndihmuar për hyrjen ilegale të emigrantëve shqiptare në Britani.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus