Kryesore » 2013 » Janar » 9 » Shqiptarët han dajak në Maqedoni, Ali Ahmeti “kërcënon” Serbinë
4:18 PM
Shqiptarët han dajak në Maqedoni, Ali Ahmeti “kërcënon” Serbinë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti, ka paralajmëruar Serbinë nga Prishtina, që të ketë kujdes me shqiptarët në Luginë të Preshevës. "Kështu që do të ishte edhe në dobi të Serbisë, që të respektonte të rënët në Luginën e Preshevës. Ata kanë rënë kundër një regjimi diktatorial, një regjimi fashist. Serbisë nuk duhet t’i përsëritet politika e Millosheviçit, nuk duhet t’i përsëritet politika nacional-shoviniste, por të respektojë vullnetin e popullit që jeton në Luginën e Preshevës. Sot të gjitha vendet në rajon dëshirojnë të ecin përpara, vendet e Ballkanit dëshirojnë më shumë paqe, që të kontribuojnë dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë. E kaluara të na shërbejë, me idenë që nuk duhet të përsëritet. Kjo do të ishte në të mirën e Serbisë, të respektojë të rënët”, u shpreh Ali Ahmeti, trasmeton TCH. Kryeministri serb ka paralajmëruar, që ky lapidar do të largohet para takimit të 17 janarit, i cili pritet të mbahet në Bruksel mes Thaçit dhe Daçiç. Parashtrohet pyetja se pse Ali Ahmeti asnjëherë nuk ngrit zërin kundër rrahjeve, nënçmimeve, ofendimeve që u behen shqiptarëve në Maqedoni ?
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus