Kryesore » 2011»Tetor»21 » Shqiptarët e Luginës, kërkojnë aq sa serbët e Kosovës
12:55 PM
Shqiptarët e Luginës, kërkojnë aq sa serbët e Kosovës
Riza Halimi, deputet shqiptar në Parlamentin serb, njëherësh dhe lider i Partisë për Veprim Demokratik, në një deklaratë dhënë për të përditshmen serbe "Pravda”, citohet të ketë thënë se "ngjarjet në Kosovë gjithmonë janë reflektuar në Luginë të Preshevës, ngase Kosova është afër dhe problemet me të cilat përballemi janë të ngjashme” Ai më tej ka shprehur qëndrimin se shqiptarët e Luginës së Preshevës do të kërkojnë aq sa edhe do të fitojnë serbët në Kosovë."Në Preshevë për hapjen e shkollës së mësuesisë flitet që nga viti 2002. Ajo shkollë ende nuk është hapur. Të shohim se a do të arrihet. Ju keni në Kosovë fakultete në secilin fshat. Në Ranillug dhe Shtërpcë janë hapur moti kohë shkollat e larta”, sqaron Halimi, duke shtuar se "Para 23 vjetëve ne kemi pasur maternitetin, kurse tani ai është mbyllur. Situata në të gjitha sferat e jetës është alarmante. Nëse i krahasojmë kushtet jetësore të serbëve në Kosovë me ato të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, atëherë shohim se këtu janë problemet shumë më të rënda".
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus