Kryesore » 2012 » Korrik » 9 » Shpërthen mina në kufi me Malin e Zi, pesë të plagosur
11:45 PM
Shpërthen mina në kufi me Malin e Zi, pesë të plagosur
Pesë shqiptarë të Malit të Zi kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme ndërsa përpiqeshin të kalonin kufirin për të hyrë në Shqipëri, në fshatin e quajtur Çerem, në kufirin mes dy vendeve. 
Një minë që duket se ka mbetur aty që nga konflikti i vitit 1999 mes Serbisë dhe Kosovës ka shpërthyer, ndërsa 5 shtetasit me pasaportë të Malit të Zi po udhëtonin drejt Tropojës ku do të takonin disa të afërm të tyre.Si pasojë e shpërthimit të minës, që ka ndodhur rreth orës 15:00, dy prej pasagjerëve janë plagosur rëndë. Policia e dy vendeve ka bërë të mundur transportimin e të lënduarve në spitalin e Bajram Currit, që ishte ai më i afërti me vendin e ngjarjes. Për dy të plagosurit në gjendje të rëndë është thirrur një helikopter nga Tirana dhe ata janë dërguar në Spitalin Ushtarak në kryeqytet.Zona e kufirit mes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës ishte deklaruar si pastruar nga minat në vitin 2006. Që atëherë, ky është rasti i parë që ndodh një incident i tillë. Ndërkohë, nga lufta e vitit 1999 e deri në vitin 2006, në këtë zonë kufitare janë regjistruar 230 të plagosur për shkak të minave dhe 35 viktima, kryesisht fëmijë që po luanin.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus