Shpërndarja e pasaportave, OeSD pezullon kontratën
Kompania austriake OeSD e ka pezulluar kontratën me Qeverinë e Kosovës për prodhimin dhe shpërndarjen e pasaportave biometrike për Kosovën njoftojne mediat austriake. Gazeta "Der Standard” shkruan se për shkak të vonesave të pagesave nga ana e Republikës së Kosovës për kontratën për shpërndarjen e pasaportave, OeSD është detyruar që të pezulloje për momentin shërbimet që parashikohen ne këtë kontratë. Rrjedhimisht, të ardhurat prej 700.000 euro për vitin fiskal 2012/2013 nuk do të mund të realizohen” citohet njoftimi i kompanise. Per shkak te skandalit te pasaportave eshte arrestuar ne Prishtine shtetasja gjermane Natali Velija, e cila dyshohet se ka përvetësuar 1.4 milionë euro nga kjo kontratë, duke mos i transferuar tek kompania meme.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus