Kryesore » 2012»Maj»1 » Shkupi: Vrasja e 5-fishtë nga grupe radikale islamiste "Operacionit "Monstra" (+VIDEO)
4:56 PM
Shkupi: Vrasja e 5-fishtë nga grupe radikale islamiste "Operacionit "Monstra" (+VIDEO)
Zbulohet video e operacionit policor të koduar "Monstra” përmes të cilit autoritetet maqedonase bënë të mundur arrestimin e mbi 20 personave të cilësuar si "radikalë islamikë”. Ata akuzohen për vrasjen e pesëfishtë në fshatin Smillkovcë, në afërsi të Shkupit. Shqiptarja.com ka arritur të sigurojë pamjet e operacionit policor ku u përfshinë rreth 800 policë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, në konferencën për shtyp rreth orës 14:30 minuta. Të arrestuarit, sipas ministres janë "pjesëtarë të islamit radikal”. Operacioni u kodua "Monstra” dhe morrën pjesë rreth 800 policë.
"Bëhet fjalë për qytetarë të Maqedonisë të gjithë nga Shkupi, pjesëtarë të grupeve radikale që paraqesin kërcënim si për myslimanët dhe krisheterët pasi janë udhëhequr me motivin për të krijuar pasiguri dhe frikë mes maqedonasve.Ata janë persona që tentojnë t’u bëjnë keq edhe të krishterëve por edhe myslimanëve të vërtetë në vendin tonë. Të arrestuarit kanë qenë në Afganistan e Pakistan”, nënvizoi Jankullovska.
"Të arrestuarit janë persona të cilët drejtëpërdrejtë janë lidhur me vrasjen makabre, por ka dhe të tillë që nuk kemi të dhëna të drejtëpërdrejta nëse janë përfshirë në vrasje. Do merren në pyetje dhe më pas do dalim me deklarata të tjera.”
Jankullovska iu lut gazetarëve të jenë të kujdesshëm për të mos bërë akuza ndaj një etniteti të caktuar. "Bëhet fjalë për terrorizëm dhe grupe radikale islamike”- nënvozoi Jankullovska e cila shtoi se gjatë operacionit "janë gjetur sasi e konsiderueshme armësh"
NE MENGJES U BASTISEN SHTEPITE E SHQIPTAREVE Media maqedonase raportoi sot në mëngjes për aksione të njësive speciale të policisë në disa rajone shqiptare të Shkupit. Bastisjet, ishin kryer në lagjen e Gazi Babës, Shutkë, në Hasanbeg, Seravë të Çairit, Hasanbeg dhe fshatin Haraçinë. Sot në mëngjes faqja online koha.mk raportonte se ishin arrestuar dhjetra shqiptarë. Ndërkohë, në këto lagje të banuara kryesisht me shqiptarë, vërehen patrullime të shumta të policisë dhe njësiteve tjera të saj.
VRASJA Më 13 prill në bregun e liqenit afër Smillkovcit, u vranë Kire Triçkovski, Aleksandar Naqeski, Filip Sllavkovski dhe Cvetanço Acevski, të moshës prej 18 deri 20 vjeç, si dhe Borçe Stefanovski (45) nga fshati Creshevë. Katër të rinjtë, Aleksandar Naqovski, Cvetanço Acevski, Kire Triçkovski dhe Filip Sllavovski u gjetën pranë makinës së tyre, ndërsa peshkatari Bllagoja Stefkovski është gjetur 100 metra në largësi nga katër viktimat. Vrasja tensioni marrrëdhëniet ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Pak ditë pas vrasjes maqedonasit protestuan kundër shqiptarëve, duke shkaktuar dhe rrahjen e tre të rinjve shqiptarë. Ndërkohë që policia gjithnjë është treguar e përmbajtur duke mos dhënë etnitetin e personave të dyshuar si autorë të vrasjes. Komuniteti ndërkombëtar por dhe Tirana zyrtare dhe Shkupi kanë bërë apel për të ruajtur qetësinë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus