Kryesore » 2012»Dhjetor»3 » Shkollat e Luginës nuk “diskriminojnë” vajzat me shami
2:24 PM
Shkollat e Luginës nuk “diskriminojnë” vajzat me shami
Lugina nuk është si Kosova e Shqipëria kur vie çështja e lejimit të vijimit të mësimit të nxënësve me mbulesë. Në shumë shkolla shqiptare të Luginës lejohet mbajtja e mbulesës nga vajzat të cilat kanë vendosur të bëjnë një gjë të tillë.Një rast me të freskët kemi në shkollën e mesme "Sezai Surroi” në Bujanoc ku nxënësja ka vendosur mbulesën dhe ky vendim i saj nuk është pasuar edhe me moslejimin e ndjekjes së mësimit në këtë shkollë. Nxënësja Gentiana Zairi e klasës IV-7,drejtimi ekonomisë, i ka thënë Titullit se vendimin për të vendosë shaminë e ka marrë me vetëdëshirë dhe se është pritur shumë mirë nga shoqëria."Shokët më kanë pritur shumë mirë, derisa edhe vijojë mësimin e rregullt dhe nuk kamë asnjë vërejtje nga profesorët”, ka theksuar Zairi e cila duke shtuar se mbulesa nuk i ndihmon dhe as nuk më bën dëm në procesin arsimor ka thënë se, "ky është një simbol i fesë islame dhe urdhër i krijuesit tonë”.
Ajo i shpjegoi mediumit tonë se i është kërkuar nga drejtori i shkollës që të ftohen edhe prindërit për të kuptuar se a e ka marrë pëlqimin për veshjen edhe nga babai dhe nëna e saj.
"I kërkuam nxënëses që të thërrasë prindërit e saj për tu konsultuar dhe ishim shumë dakord që të vazhdojë me zgjedhjen e saj për të mbajtur mbulesën”, tha me këtë rast drejtori i shkollës së mesme "Sezai Surroi”, Ilmi Ibrahimi.
Drejtori shpjegoi se në shkollat e Serbisë nuk ekziston ligj i cili ndalon mbulesën dhe "derisa nuk ekziston kjo ndalesë ne edhe e kemi lejuar mbulesën në shkollën tonë”.
"Në shkollë këtë vit ka edhe 1 nxënëse qe vjen me mbulesë, kjo nuk më pengon por më vjen mirë,sepse pak a shumë është një praktikë e asaj që nxënësit e mësojnë gjatë mësimit fetar”, i ka thënë Titullit profesori Ragmi Destani, një teolog që mbanë mësimin fetar.
"Mbulesën në shkollë nuk ka ligj që e ndalon prandaj edhe konsiderohet e lejuar sepse në dokumentet zyrtare si pasaportë dhe letërnjoftim është e lejuar të fotografohet me mbulesë, kjo jep të kuptohet se mbulesa mund të lejohet edhe në institucionet zyrtare të shtetit, prandaj vetë prezenca e mësimit fetar në shkollë mundëson edhe uniforma fetare. prandaj mbulesa ka një rëndësi mjaft të madhe në fenë islame dhe ne duhet te zbatojmë këtë”, ka thënë me këtë rast Destani.
Në shkollat fillore dhe të mesme shqiptare që veprojnë në territorin e Luginës ka edhe nxënëse të tjera që mbajnë mbulesën si Gentiana Zairi.
Deri më tani nuk ka asnjë rast të shënuar që është penguar vijimi i mësimit i nxënëseve që bartin shaminë siç i kemi parë rastet në Kosovë dhe Shqipëri.
Shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës i përkasin besimit Islam dhe kanë disa xhami ku praktikojnë ritet fetare.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus