Ministria e Drejtësisë ka vendosur të zëvendësojë komplet administratën në burgun e Dubravës për shkak të korrupsionit."Për shkak të akuzave për korrupsion dhe në përputhje me të gjeturat në Raportin e komisionit të themeluar nga Ministria e Drejtësisë, të datës 21 gusht 2012, për lëshimet në menaxhim, Ministria e Drejtësisë në koordinim me Njësinë Korrektuese të EULEX-it, ka vendosur të zëvendësoje administratën e lartë të Qendrës Korrektuese në Dubravë”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Drejtësisë.Si pjesë e këtyre veprimeve është shkarkuar drejtori i Qendrës Korrektuese në Dubravë, Haki Maxharraj, ndërsa janë transferuar në institucionet e tjera korrektuese dy zëvendësdrejtorët dhe udhëheqësi për siguri i kësaj qendre.Në anën tjetër është formuar ekipi profesional prej pesë anëtarëve, për menaxhim të përkohshëm të Qendrës Korrektuese në Dubravë, gjerë në emërimin e stafit të ri në bazë të konkursit, ku kryesuese e ekipit për menaxhimin e kësaj qendre është caktuar znj. Zyrafete Imeraj."Me këtë rast, Njësia Korrektuese e EULEX-it, me stafin e vet profesional ka ofruar mbështetje për ekipin menaxherial në të gjitha fushat e veprimit në këtë Institucion, në përputhje me mandatin që ka dhe njëherit do të jenë pjesë e këtij ekipit”, thuhet në komunikatë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus