Kryesore » 2012»Maj»5 » SHIK-u i tmerrshëm, si u vranë 1.300 shqiptarë?
11:03 PM
SHIK-u i tmerrshëm, si u vranë 1.300 shqiptarë?
Tmerrësisht e dhimbshme, çuditërisht e habitshme, madje deri në mosbesim, por, mjerisht, fort e saktë, simboli i rezistencës të djeshme dhe heroi ynë i sotëm, Adem Demaçi, aprovoi, legjitimoi dhe stimuloi krimin ndër-shqiptar....Kërcënimi i Demaçit, i bërë në cilësinë e Udhëheqësit të Shtabit politik të UÇK-së, merr peshë të veçantë. Ai ishte shef i shtabistëve që sot janë në pushtet, pra, PDK-së, e cila identifikohet me SHIK-un dhe SHIK-u përgjaku Kosovën. SHIK-u nuk është pronë ekskluzive vetëm e PDK-së, por edhe e AAK-së, sepse strukturën e Shërbimit Informativ e kanë pasur të përbashkët dhe kreu i kësaj partie ka qenë shef i SHIK-ut për Rrafshin e Dukagjinit... Përmbushja e kushtëzimeve, sa poshtëruese, po aq armiqësore e kriminale për Kosovën, filloi nga shkarkimi i kryesisë së vjetër të LPK-së. Kryetari Fazli Veliu me shokë u akuzua për tradhti. Sjellja e butë ndaj LDK-së dhe kompromiset e mundshme për bashkëpunim në përballjen e luftës, u dënuan ashpër! Në stilin komunist, të gjithë kundër të gjithëve, përçanë shokët e vjetër. Puçi po bëhej/BotaSot?
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus