Kryesore » 2012»Shkurt»25 » Sherr i dhunshëm mes nxënësve shqiptarë dhe atyre maqedonas
1:18 PM
Sherr i dhunshëm mes nxënësve shqiptarë dhe atyre maqedonas
Një sherr i dhunshëm mes një grupi nxënësish shqiptarë me një grup nxënësish maqedonas në periferi të Shkupit ka çuar në plagosjen rëndë të një 15-vjeçari e marrjen e plagëve të lehta nga disa të tjerë. Përplasja ka ndodhur pasditen e së enjtes në autobusin e linjës 65 që transportonte nxënësit nga qyteti i Shkupit në periferi, përkatësisht drejt fshatit Stajkovc. Pas fjalëve të ndërsjella në autobus, konflikti është pasuar me dhunë në momentin që ata kanë zbritur për të shkuar nëpër shtëpi. "Gjatë përleshjes, nxënësit kanë përdorur mjete të forta. Për pasojë, nxënësi shqiptar A.B., 15-vjeçar ka pasur dëmtime të rënda dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Shkupit”,-konfirmojnë burime për `Gazeta Shqiptare”. Po hetohen shkaqet.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus