Kryesore » 2013 » Janar » 9 » SHBA-të, plan të fshehtë për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, dhimbje kokë për Greqinë dhe Serbinë.
4:53 PM
SHBA-të, plan të fshehtë për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, dhimbje kokë për Greqinë dhe Serbinë.
Ka marrë përmasa të mëdha dhe shqetësuese për mediat dhe politikën e vendeve fqinje, ideja e krijimit të Shqipërisë së Madhe!Analisti gjeopolitik për unionin e Euroazisë, Alexandre Latsa, në një artikull të botuar sot argumenton se krijimi i "Shqipërisë së Madhe” është një plan i fshehtë amerikan, që kërkon të dëmtojë interesat e Serbisë dhe Rusisë dhe gjithë botës ortodokse në përgjithësi.Latsa argumenton se SHBA mori avantazhin e momentit të dobësisë së Rusisë për të sulmuar Serbinë dhe thekson se sa këto dy vende vijnë më afër përsëri.Ndër të tjera artikulli thekson se krijimi i "Shqipërisë së Madhe”, i vë zjarrin Ballkanit, një zjarr që do të sjellë dobësimin e Evropës dhe destabilizimin e vendeve me popullsi ortodokse si Maqedonia, Greqia, Mali i Zi dhe Serbia.

"Kryqëzata kundër botës komuniste u shndërrua në një kryqëzatë kundër botës ortodokse”, referon ai në mënyrë karakteristike në artikullin e tij.
Alexandre Latsa është francez, por jeton dhe punon si konsulent në Moskë.

Duhet theksuar se si në Serbi po ashtu dhe në Greqi, mediat kohët e fundit çdo ditë, i referohen këtij "problemi” siç e konsiderojnë ata, me një sërë artikuj të ndryshëm dhe theksojnë frikën dhe rreziqet që u kanosen atyre në rast të bashkimit të Shqipërisë me Kosovën. Jo pak herë Amerika është kritikuar ashpër nga qarqe të ndryshme politike nga Serbia si dhe nga Greqia, që e konsiderojnë si plan të Amerikës krijimin e Shqipërisë së Madhe.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus