Kryesore » 2011 » Maj » 20 » SHBA-të kundërshtojnë ndarjen e Kosovës
1:24 PM
SHBA-të kundërshtojnë ndarjen e Kosovës
Drejtoresha e Seksionit për Evropën Juglindore në Departamentin amerikan të Shtetit, Jennifer Brush ka deklaruar se SHBA-të kundërshtojnë ndarjen e Kosovës dhe konsiderojnë se kjo ide është joreale dhe e rrezikshme.
Zyrtarja amerikane u ka thënë gazetarëve nga Serbia në Washington se idetë për ndarjen e territoreve sipas parimit etnik janë të rrezikshme, duke shtuar se çështja e ndarjes së Kosovës është bërë e kotë prej se Kosova shpalli pavarësinë.

"Kosovën e kanë njohur 75 vende dhe plotësisht jam e sigurt se autoritetet e Kosovës kurrë nuk do të pranojnë idenë për çfarëdo ndarjeje”, ka thënë Buash dhe ka shprehur habinë që në Serbi flitet fare për këtë mundësi, raporton QIK.

Zyrtarja amerikane ka vlerësuar se prioritet duhet të jetë dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ka shprehur pritjet që bisedimet që po zhvillohen do të japin rezultate të mira
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus