Avokatët e familjes shqiptare Demiraj, thonë se pas një beteje të gjatë për azil politik, administrata e presidentit Obama, do t’i lejoj kësaj familjeje mbetjen në Shtetet e Bashkuara.Vendimi për t’i dhënë azil Edmond Demirajt, gruas dhe djalit të tij, u bë 10 vite pasi zoti Demiraj kishte thënë se një prokuror federal i ka premtuar atij dhe familjes së tij, qëndrim në Shtetet e Bashkuara, në këmbim për dëshmi kundër një gangsteri të dyshuar shqiptar.Zyrtarët e imigrimit disa herë e kanë refuzuar kërkesën për azil të gruas dhe djalit të Demirajt, megjithqë qeveria kishte pranuar se ekzistonte kërcënim i besueshëm për sigurinë e tyre, nëse ata kthehen në Shqipëri. Familja Demiraj jeton në territorin e Hjustonit.Gjyqtari Xhoshua Rozenkranc tha sot se e mirëpret "vendimin për ta përmirësuar një gabim të rëndë”.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus